Kurti: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres

(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin, mbi të cilën shkroi: Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.
“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar më Kurti.
Kurti pritet nga Olaf Scholz
Kryeministri i vendit Albin Kurti, është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit.
Në takimin e sotme në kuadër të Procesit të Berlinit, në të cilin do të marrë pjesë edhe Kurti, është paralajmëruar nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe deklaratave në mes të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tri nga pesë marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit nuk kanë gjetur zbatim ende.
Mes tyre është edhe marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Referuar këtij rasti, por edhe ngecjeve në marrëveshjet e tjera, zyrtarë të Komisionit Evropian janë skeptikë për përfitimet që mund t’i sjellë takimi i radhës në Berlin.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?