Scholz i bënë thirrje Kosovës e Serbisë që t’i kryjnë plotësisht obligimet që i kanë marrë

Kancelar i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte. Gjithashtu i ka bërë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht.

“Procesi i Berlinit i ndihmon vendeve që t’i i kalojnë kufijtë e tyre duke bashkëpunuar. Se sa e rëndësishme është kjo, shihet çdo ditë ka një zhvillim të ri brenda vendeve të Unionit. Ende edhe sot konfliktet e së kaluarës po ndikojnë në bashkëpunimin e disa vendeve. Edhe për këtë kemi biseduar sot. Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte. I bëjë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht. Është e rëndësishme për qytetarët, por edhe për dy shtetet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Në të gjitha vendet, veprimet nacionaliste duhet të eliminohen që të kenë një bashkëjetesë të mirë dhe në paqe”, ka thënë Scholz gjatë konferencës për media./21Media

Back to top button