Sarrazin paralajmëron presion të Gjermanisë ndaj Dodik të heqë bllokadën e liberalizimit të vizave me Kosovën

Kosova ka hequr njëanshëm vizat për shtetasit e Bosnjës por një gjë e tillë nuk po bëhet për qytetarët e Kosovës nga Bosnja.
Lidhur më këtë Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania ka bërë përpjekje për t’i bindur përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe ta tërheqin veton nacionale.
“E kemi bërë të qartë se kjo për neve është e domosdoshme dhe po ashtu Komisioni Evropian dhe partnerët tjerë evropianë kanë bërë përpjekje për ta finalizuar këtë. Por po ashtu ua kemi bërë të qartë se nuk do të japim karamele për këtë, nuk do të paguajmë, nuk do të ndryshojmë qëndrim sa i përket sanksioneve të Dodikut, sepse kjo ka të bëjë me përfitimet e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e kupton se nuk do t’i japim karamele Dodikut për të kryer këtë. Është pozitive dhe lëvizje e mirë nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojë qytetarët e Bosnjës të lëvizin lirshëm në Kosovë. Ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit dhe shpresoj që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit”, u shpreh ai.