Gjindet drogë në Dubravë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë ditën e martë janë konfiskuar 19.3 gramë substancë narkotike të dyshuar.
“Qendra Korrektuese, Dubravë 15.10.2024.Raportohet se në disa lokacione në qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës. Rastet janë duke u hetuar./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?