Kaloni te përmbajtja kryesore

Bashkimi i Osmanit me LDK nuk i “frikëson” kundërshtarët

Pas 24 orësh përfundon afati për deklarimin e partive politike nëse garojnë në zgjedhje  përmes koalicioneve apo si të vetme. E deri më tani asnjë nga partitë e mëdha nuk ka formuar ndonjë koalicion parazgjedhor. Bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK është e vetmja lëvizje aktuale  në skenën politike i cili pritet të zyrtarizohet të shtunën pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Këtë lëvizje e paralajmëroi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeisnë por anëtari i saj, Armend Zemaj tha se beson se me Osmanin LDK-ja do të fuqizohet.

“këshilli duhet t’i miratoje këto vendime ajo që po hsieht që quhet pjesë  e marrëveshjes  pra nuk komplikohen në mënyrën klasike një marrëveshje por është një ecje e përbashkët drejt fitores….(pra të shtunën mund ta kemi këtë ecje të përbashkët)  Ne Shpresojmë që po edhe pse duket që tashmë është punë  e kryer por këshilli ka edhe autorizime tjera…si formalitet pas të shtunës mund të flasim për një listë ku Vjosa Osmani i bashkëngjitet LDK-së”, tha Zemaj.

Në LDK kanë lënë të kuptohet se Osmani mund të jetë bartëse e listës zgjedhore madje edhe kandidate për presidente. Bashkimi i Osmanit me LDK-në pasoi ndarjen e saj nga LVV-ja pas mospropozimit për presidente.

E në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e shohin si rrezik bashkimin e Osmanit  me LDK-në. Sipas anëtarit të kësaj partie Enver Dugolli ajo asnjëherë s’do të ketë aleatë më të mirë se LVV-në. Dugolli bëri të ditur se LVV-ja në zgjedhje qershorit të do të garojë me partnerët e saj Guxo dhe alternativa.

“Ne e kemi qytetari atë që duam ta kemi pranë dhe nuk na frikëson askush, zonja Osmani po kthehet aty ku ja mbyllën dyert edhe ku LVV e Albin Kurti  ia dhanë mundësinë, pra nuk e di çka ka ndryshu nga ajo kohë kur e larguan e nuk deshën të dëgjojnë fare për zërin  e saj nuk e di çka ndryshu ajo më së miri e di për veti, por unë besoj se nuk do të ketë aleat më të sinqertë se Lëvizjen Vetëvendosje dhe zotëri Kurtin.”, tha Dugolli.

As në PDK nuk e shohin si problematike kalimin e Osmanit në LDK. Sipas Xhavit Halitit, beteja e PDK-së është me LVV-në duke shtuar se zgjedhjet e qershorit synojnë të garojnë si parti e vetme.

“ PDK betejën e ka me VV-në,  nuk e kemi me  Vjosa Osmanin, Vjosa Osmani ka qenë një deputete është bërë presidente në kushte dhe rrethana të veçanta dhe tani ka kalu aty ku ka qenë në LDK, varet shumë se sa i jepin fushë ata si parti dhe në ♪5farë pozicionin do ta vendosin ka të dhëna se do ta udhëheq fushatën e LDK-së do të ketë betejë me Kuritn”, tha Haliti.

Së fundmi edhe përfaqësues të AAK-së kanë deklaruar se në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojnë si parti e vetme.

Incizimi: “Aleanca do të garojë e vetme, ndoshta do të marrim individë, por jo koalicione me ndonjë subjekt politik..”, tha Time Kadrijaj-AAK.

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit erdhën si pasojë e dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri pas  një seance të nisur nga pushteti pa praninë  e opozitës e cila e kishte cilësuar atë si kundërkushtetuese./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button