Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Disa lagje të Prishtinës janë duke u përballur me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të punimeve teknike të pa planifikuara, njofton KRU Prishtina..
KRU Prishtina ka njoftuar se furnizimi me ujë do të ndërpritet në lagjen “Bregu i Diellit” nga banesat e bardha e deri te qendra “Hyzri Talla” e po ashtu te lagjja “Kalabria”.
“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike të pa planifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ‘Hyzri Talla’ dhe lagjja Kalabria”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina ./21Media