Harris: Vdekja liderit të Hamasit është një mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka dhënë një deklaratë në momentet e fundit pas vrasjes së liderit të Hamasit.
“Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin amerikan ose kërcënon trupat tona apo interesat tona, dijeni këtë, ne do t’ju sjellim gjithmonë para drejtësisë”, thotë ajo.,.
Ajo shton se Izraeli ka “të drejtën për të mbrojtur veten” dhe kërcënimi që Hamasi paraqet për vendin duhet “të eliminohet”., raporton Skynews, përcjell portali rtv21.tv
Ajo thotë se vdekja e Sinëar ishte “përparim i qartë drejt këtij qëllimi”.
“Hamasi është shkatërruar dhe lidershipi i tij është eliminuar. Ky moment na jep një mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gaza,” thotë Harris.
Ajo shton se duhet të përfundojë me sigurimin e Izraelit, lirimin e pengjeve, përfundimin e vuajtjeve në Gaza dhe palestinezët të kenë “të drejtën e tyre për dinjitet”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?