Ambasada e Kosovës në Vjenë organizon tubim me Kurtin e Gërvallën, Hamiti i LDK-së : Çka do të thotë takim i veçantë

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar ndaj Ambasadës së Kosovës në Vjenë e cila ka njoftuar për një tubim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Donika Gërvalla.
Ai përmes një postimi në Facebook parashtron disa pyetje VV-së.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri i paska ftuar bashkatdhetarët për “nnjë takim të veçantë” me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schëarz, ditën e diel, më 3 nëntor 2024, në Vjenë. Çka do të thotë “takim i veçantë” në këtë rast? Takim me përkrahësit e Vetëvendosjes (VV+Guxo) në kuadër të parafushatës elektorale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit në Kosovë? Nëse po, takimin e tillë do të duhej ta njoftonte Vetëvendosje, siç bëjnë partitë politike normalisht kur shkojnë drejtuesit e tyre në tubime politike me përkrahës në diasporë. Nëse jo, natyra e “takimit të veçantë” do të mund të specifikohej”, shkruan Hamiti.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur njoftimin për takim të bashkatdhetarëve me kryeministrin Kurti dhe ministren e punëve të jashtme Gërvalla.
“Të nderuar bashkatdhetarë, Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schëarz. Data: E Diel, 3 Nëntor 2024 Ora: 15:00 – 17:00 Vendi: ARCOTEL Ëimberger, Neubaugürtel 34-36, 1070 Vjenë Ju mirëpresim!”, shkruan Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri. /21Media