Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar ish-luftëtari i UÇK-së, gjenerali i FSK-së dhe historiani Xhevahir Geci.
Këtë e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai ka thënë do të jetë kandidat për deputet i PDK-së.
“Një herë në shërbim të atdheut – gjithmonë në shërbim të tij. Luftëtar i orëve të para në UÇK, Gjeneral Brigade në FSK, historian dhe personalitet me vlera të mëdha.Jam i lumtur dhe krenar që Gjeneral Xhevahir Geci do të bashkëudhëtoj me ne për ta bërë Kosovën ma të mirë.mMirë se vjen, Gjeneral!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media