Sekuestrohen ekskavatorë dhe kamionë në Prevallë

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë realizuar sot një aksion në Prevallë.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i këtij dikasteri, Jeton Raka.
“Sot gjatë ditës Inspektorati i MMPHI -së në bashkëpunim me mbikqyrësit e Parkut Kombëtar “SHARRI”, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore, kanë zhvilluar një aksion në Prevallë, ku janë sekuestruar dy eskavator dhe një kamion, pajisje këto me të cilat është ushtruar aktivitet ilegal, degradim i mjedisit.Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kryejnë aktivitete ilegale dhe me to dëmtojnë mjedisin, menjëherë të ndalojnë, në të kundërtën do të përballen me ligjin.”, ka shkruar i në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?