Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë pasditen e së dielës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./21Media