Hoxha: Dhuna, kjo strehë e burrave të vegjël

Deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Eliza Hoxha ka reaguar pas videos që po qarkullon në internet ku një taekwondiste 8-vjeçare nga Kosova u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë. Trajneri është edhe babai i saj.

”Dhuna, kjo strehë e burrave të vegjël. D.m.th traumat e vajzave dhe grave kosovare vijnë nga konteksteve të ndryshme. Edhe ëndërrat ju shuhen e ju zbehen vazhdimisht nga burra si ky trajner, dhe jo vetëm. TURP, TURP, TURP. Djemt e burrat edhe humbasin beteja por peshorja për ta e për vajzat e gratë nuk është e njejtë…e tmerrshme”, ka shkruar Hoxha./21Media
Back to top button