Kaloni te përmbajtja kryesore

Fundjavë e ftohtë, temperaturat deri në -5 gradë Celsius

Mot i ftohtë me temperatura deri në -5 gradë Celsius pritet të mbajë gjatë fundjavës në Kosovë

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.

Kurse për  të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button