“Siguria është themeli i shtetit”, Ahmet Isufi shpalos programin e AAK-së

Kandidati për deputet nga AAK-ja Ahmet Isufi, në debatin zgjedhor në RTV21, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit të AK-së, duke theksuar se ai mbështetet në tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik.
Isufi deklaroi se siguria mbetet baza kryesore për zhvillimin e shtetit dhe sektorëve të tjerë.
“Programi i AAK-së bazohet në tri shtylla: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik. Konsiderojmë se siguria është ajo që përcakton edhe zhvillimet tjera dhe Kosova ka nevojë të ketë siguri të brendshme”, tha ai.
Ai foli edhe për rëndësinë e energjisë, duke e cilësuar si faktor kyç për funksionimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Energjia, qoftë ajo njerëzore brenda shoqërisë sonë apo materiale, ekziston si bazë për ta lëvizur ekonominë e vendit”, u shpreh Isufi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?