Teutë Rrusta: PSD ka “vija të trasha të kuqe” për VV-në

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Teutë Rrusta në debatin zgjedhor në RTV21, ka kritikuar opozitën aktuale në vend, duke thënë se Kosovës po i mungon opozitarizmi i mirëfilltë.
Gjatë një deklarimi publik, Rrusta tha se partitë opozitare nuk po arrijnë t’i bindin qytetarët se përfaqësojnë alternativë reale politike.
“Vendit i mungon opozitarizimi. E kemi një opozitë që nuk është duke tentuar me i bind njerëzit që nuk është ashtu. Ata nuk kanë vija të kuqe për pushtetin”, deklaroi ajo.
Tutje, kandidatja e PSD-së theksoi se partia e saj ka qëndrim të prerë ndaj Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne kemi vija të trasha të kuqe. Vija e trashë e kuqe është për VV-në. Këtij vendi i mungon opozita”, tha Rrusta.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?