​Moti sot i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vende-vende me mjegull.

IHMK ka bërë me dije se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Back to top button