Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu dekoron Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se e ka dekoruar akademikun e ndjerë Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.

Qosja vdiq më 23 prill të këtij viti në moshën 89-vjeçare.

Në një shkrim në Facebook, Haxhiu ka thënë se ky titull është mirënjohjeje për jetën e Qosjes në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

“Me nderim të thellë, e kam dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare. Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button