FOL: Të marrin fund sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses

Lëvizja FOL kërkon që të ndërpritet qasja akuzuese e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në këtë Lëvizje thonë për RTV21se Gjykata nuk e pengon punën e Qeverisë me vonesat në trajtimin ligjeve të cilat shpeshherë janë voluminoze dhe të ndërlikuara.

“Që nga fillimi i mandati të kësaj Qeveria kemi parë akuzat të tilla tashmë është bërë traditë që kjo Qeveri sa here gabimi është tek ajo për hartimin e ligjeve akuzojë gjykatën. Këto sisteme janë të pavarura … dhe s’mund të themi asnjëherë që gjykata po e pengon punën e Qeverisë sepse ajo analizon dhe vepron me qëllimin që të interpretojë sa më mirë Kushtetutën pasi që ai është mandati i saj dhe asnjëherë kemi përzierje të punës së Gjykatës në Qeveri por vetëm vënie të drejtësisë. Prandaj këto kritika dhe akuzime janë bërë një mjet për të goditur Gjykatën Kushtetuese por duhet të marrë fund pasi që këto pushtete janë të pavarura prej njëra-tjetrës. Ligji për Gjykatën Kushtetuese parasheh që çështjet që nuk janë të ndërlikuara të zgjidhen në afat të arsyeshëm kohor, por disa ligje duhet të analizohen më shumë dhe marrin më shumë kohë. Duket pasur parasysh edhe vëllimin e punës dhe  ndërlikueshmërinë që kanë këta ligje duhet të pritet vendimi i gjykatës”. Tha për RTV21, Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL./RTV21/21Media

Back to top button