Kuvendi sot mban dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës sot do t`i mbajë dy seanca plenare.

E para që është vazhdim me pika të mbetura nga tetori e nëntori dhe e dyta seancë e re.

Në të parën do të shqyrtohen 27 pika të rendit të ditës ndër to edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në seancën e dytë e cila do të fillojë nga ora 14:00 do të jenë për shqyrtim 28 pika të rendit të ditës ndër to marrëveshje ndërkombëtare, projektligje në lexim të parë e në lexim të dytë.

Sipas pikave të rendit të ditës, në votim  në lexim të dytë do të jetë edhe Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

 

Back to top button