Policia me aksion në Prishtinë e Obiliq – arrestohen dy persona

Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:50, në Prishtinë dhe Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast dy persona (një burrë dhe një grua) janë arrestuar pasi dyshohen se kanë kryer veprën “Blerje, posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.
“Gjatë realizimit të një operacioni policor me autorizim nga prokuroria janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: një peshore digjitale, një fishekë, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card si dhe disa shënime të pasqyrave bankare”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport thuhet se një i dyshuar tjetër është në kërkim policor.
“Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”.