Kaloni te përmbajtja kryesore

Costa: Kosova ka nevojë për institucione të forta, të afta për të zbatuar reformat

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa,  është deklaruar lidhur me vizitën  tij në së tij në Prishtinë. Ai ka thënë Bashkimi Evropian e mbështet vazhdimisht Kosovën dhe proceset e saj eurointegruese.

Megjithatë ai ka shtuar se , në prag të zgjedhjeve, mesazhi i tij është që partneriteti me BE-në vjen me përgjegjësi dhe se integrimi evropian duhet të jetë prioritet përtej ndarjeve politike.

“Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj udhëheqësit politikë që ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar  Costa./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button