Inaugurohet Zyra Regjionale e AUV-it, Peci: Mbetemi të përkushtuar që të arrijmë objektivat e Komisionit Evropian

Ditën e sotme është bërë inaugurimi i zyrës rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) në Komunën e e Prishtinës.

Në këtë inaugurim ministri i bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kjo zyrë do t’i mundësojë stafit punë efikase duke mundësuar monitorim e operatoreve ekonomik, kryerjen e inspektimeve veterinare dhe fitosanitare si dhe zbatimin e rregullave për sigurinë ushqimore në vend.

Ai ka thënë se ministria është në proces të ndërtimit edhe të objektit të MBPZHR-së me buxhetin e shtetit në vlerën e 9 milionë eurove, ku sipas tij, me objektin e ri si dhe zyrat rajonale do të jetë përmbyllje e cilik infrastrukturor për të krijuar kushte të përshtatshme të ministrisë.

Ky angazhim i këtij mandati me zyrat rajonale me fondet e BE, por edhe fondet vetanake në ndërtimin e objektit të ri të MBPZHR-së, që do të jetë ndërtesa shembull në nivel të Republikës do të jetë përmbyllje e cilik infrastrukturor për të krijuar kushte të përshtatshme të ministrisë. Ministria mbetet e përkushtuar për të arritur objektivat e caktuara të kapitullit 12 të Komisionit Evropian, lidhur me sigurinë ushqimore, politiken veterinare dhe fitosanitare”, tha ministri Peci.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ka synim që të krijojë një sistem që krijon siguri dhe mirëqenie të konsumatorëve si dhe të institucioneve.

“Ky projekt ka për synim që të krijoj një sistem që krijon siguri dhe mirëqenie të konsumatorëve si dhe të institucioneve. Duke garantuar sigurinë e ushqimit Kosova po ndermerren hapa të rëndsishëm drejt harmonizimit të rregullores së BE-së dhe përmirësimit të jetesës për të gjithë qytetarët. Këto objekte do t’i ndihmojnë Kosovës në aspektin bujqësor që të sigurojë harmonizimin me standardeve evropiane dhe standardeve të sigurisë ushqimore”, tha Orav.

Back to top button