SHBA thellësisht e shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe

Pas moscertifikimit të Listës Serbe ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Ata janë shprehur të shqetësuar se ky veprim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të dëmtojë zgjedhjet e lira, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Në reagim thuhet se veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor.

Back to top button