Pas takimit me Haxhiun, Kos në Qeveri për takim me Kurtin

(Lajm i përditësuar)
Pas takimit me Haxhiun, Kos në Qeveri për takim me Kurtin
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka përfunduar takimin me U.D. Presidenten Albulena Haxhiu.
Menjëherë, zyrtarja e lartë e BE-së u nis për takim me kreun në detyrë të ekzekutivit, Albin Kurti.
Para objektit të Qeverisë, Kos u prit miqësisht nga Kurti.
Pas takimit, pritet të mbahet një konferencë për media mes dyve
Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është pritur në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Pas takimit me Haxhiun Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ndërsa, pas takimit të dy së bashkë do të mbajnë një konferencë për media.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?