Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo të ketë ftesë zyrtare

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar në konferencë për media se kryetari i komunës, Sami Lushtaku, do t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë sapo ajo të pranohet zyrtarisht.
Ai ka theksuar se deri tani nuk ka pasur ftesë zyrtare për institucionin dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë sapo të ndiqen procedurat ligjore.
“Ndryshe ftesë zyrtare ende nuk kemi si institucion. Jemi duke e prit. Në momentin që e kemi ftesën zyrtare, sigurisht që zoti Lushtaku do t’i përgjigjet…”, ka thënë Nura.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?