Haradinaj: Maqedoncin nuk e pyet askush, Ministrinë e Mbrojtjes e udhëheq tjetër kush

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se gjithmonë mundohet ta kursejë Ushtrinë, por sipas tij, Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin nuk e pyet askush.
‘‘Unë kam respekt për Ministrin e Mbrojtjes, e dinë ai që asnjë fjalë publike nuk e them pa qenë i sigurt, e kursejë ushtërinë. Por gjithsesi ministri e din se është i pa kompetnec mbrenda ministrisë, se ata nuk e vet askush sen nuk e dina ascka ndodh ne FSK, është oficer i mirë i karierës ka gabuar që e ka larguar uniformën dhe ka veshur uniformën civile, Ministrin e Mbrojtjes e udhëheq tjetër kush”, tha Haradinaj.