​Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 275 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024, ka pranuar dyqind e shtatëdhjetë e pesë (275) kallëzime penale kundër dyqind e shtatëdhjetë e pesë (275) personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje.

Sipas një komunikate të Prokurorisë, gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori janë ngritur dyqind e tridhjetë e një akte akuzuese për veprat penale të dhunës në familje dhe dyqind e katërmbëdhjetë viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe gjashtëdhjetë e një të gjinisë mashkullore.

Po ashtu, gjatë vitit 2024, janë parashtruar pesëdhjetë e gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se do të vazhdojë t’i trajtojë me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre.

Back to top button