Presidenti Begaj vizitë në Vatikan apo në Haxh, ja cila është e vërteta?

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik.
Sipas komunikatës nga presidenca shqiptare, në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu, në takim është diskutuar dhe për Kosovën dhe zgjidhjen nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të çështjeve të hapura në rajon.
Por, në të njëjtën kohë, sipas mediave, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin. Në këtë udhëtim, Begaj shfaqet në disa fotografi pranë autoriteteve saudite dhe delegacioneve zyrtare.
Nga zyra e Presidencës së Shqipërisë, është thënë për KosovaPress se duhet të ndiqen postimet zyrtare të Presidencës.
“Ju lutem vijoni publikimet tona sipas agjendës tonë”, thanë nga Presidenca.
Nuk dihet se a ka qenë i pari i Shqipërisë më parë në Haxh apo jo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?