Kaloni te përmbajtja kryesore

Një delegacion nga KiE do ta vizitojë Kosovën për të vlerësuar fushatën zgjedhore

Të enjten dhe të premten në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kryesuar nga Petra Bayr.

Delegacioni në fjalë sipas njoftimit,  pritet të vlerësojë fushatën zgjedhore dhe klimën politike para Zgjedhjeve Parlamentare të 9 shkurtit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

“Gjithashtu, janë planifikuar takime me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së dhe anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik, shoqërisë civile dhe mediave”, thuhet në njoftimin për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button