Vajzat e Kosovës kanë triumfuar sërish në miqësoren ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës e vajzave në volejboll, ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Shqipërisë, të zhvilluar në Fark të Shqipërisë, duke fituar me rezultat 3-1 në kuadër të përgatitjeve për CEV Volleyball European League 2026.
Në këtë takim, Kosova tregoi paraqitje të mirë dhe stabilitet në lojë, kështu duke konfirmuar progresin e ekipit në prag të sfidave zyrtare që e presin Kombëtaren gjatë muajit qershor.
Stafi teknik i udhëhequr nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, së bashku me ndihmësit Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, po vazhdojnë punët intensive me ekipin, ndërsa pjesë e stafit tashmë është dhe trajneri spanjol Alberto Ruiz Rubio, i cili së fundi iu bashkua Kombëtares së Kosovës.
Ndërkohë, Kosova do të zhvillojë gjashtë ndeshje në qershor në kuadër të CEV Volleyball European League 2026, më 6 qershor kundër Sapnjës, më 7 qershor ndaj Bosnja dhe Hercegovina, më 12 qershor përballë Greqisë, më 14 qershor kundër Portugalisë, më 19 qershor ndaj Malit të Zi dhe më 21 qershor kundër Hungarisë, me orare kryesisht në 17:00 dhe 20:00.
Në emër të Federatës së Volejbollit e Kosovës, falënderojmë Federatën Shqiptare të Volejbollit për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në organizimin e këtyre ndeshjeve miqësore, të cilat shërbejnë si përgatitje shumë e vlefshme për të dy kombëtaret.
Federata e Volejbollit e Kosovës, ka falenderuar Federatën Shqiptare të Volejbollit për bashkëpunim dhe gatishmërinë në organizimin e këtyrë ndeshjeve miqësore, të cilat janë të vlefshme për përgatitjen e dy kombëtareve.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?