Një 9 vjeçar goditet me shuplakë nga drejtori i shkollës në Ferizaj, deklarohet policia

Një rast i dhunës ndaj një nxënësi në një shkollë të Ferizajt është raportuar pasditen e djeshme.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Nxënësi 9 vjeçar është goditur nga drejtori i shkollës dhe i njëjti është goditur me pëllëmbë të dorës.
Ndërkaq sipas Veselit këtë rast e ka raportuar babai i nxënësit dhe drejtori pas intervisimit me vendim të prokurorit të shtetit është liruar me procedurë të rregullt.
“Me datën 15.01.2025 rreth orës 13:40 në stacionin e policisë në Ferizaj është raportuar nga një qytetarë se në fshatin Softaj të Ferizajt në shkollën e mesme të ulët ështe një rast keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Dyshohet se drejtori i shkollës brenda objektit të shkollës ka goditur me pëllëmbë të dorës ( shuplaka) një nxënës 9 vjeçar. Rastin në polici e ka raportuar babai i nxënësit, ndërsa në rast janë kyçur hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit kanë iniciuar një rast hetimi. Keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Ndërsa drejtori është intervistuar nga hetuesit policor dhe me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, tha Veseli. /21Media