Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova luan sot miqësore me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës sot do të luajë ndeshjen miqësore kundër Çekisë.

“Dardanët” kanë udhëtuar drejt Pragës për t’u përballur sërish me kombëtaren çeke, 7 vjet pasi kishin luajtur ndaj tyre, në kuadër të garave kualifikuese.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në këtë përballje, kombëtarja do të luajë me fanellat e reja.

“Veshim fanellën e re, mbrojmë të njëjtat ngjyra! Me krenari, pasion e dashuri për Kosovën dardane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button