Kaloni te përmbajtja kryesore

Hamza sot në Obiliq e Podujevë për tubime zgjedhore

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë të shtunën në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ky takim pritet të fillojë nga ora 16:30 në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Ndërsa nga ora 18:00 Bedri Hamza, do të shkojë në Podujevë për të marrë pjesë në tubimin me qytetarët.

Tubimi do të mbahet në një restaurant në Komunën e Podujevës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button