Cili është kandidati për kryeministër më i ri në moshë nga partitë kryesore në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt 2025. Kandidatët kryesorë për kryeministër janë liderët e partive përjashtimisht PDK-së të cilët për kryeministër kanë kandiduar Bedri Hamzën.
Por, cila është mosha e kandidatëve për kryeministër nga katër partitë kryesore të skenës politike në vend.
Albin Kurti, kandidat i LVV-së për kryeministër, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të vitit 2025, është kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje , Kurti u lind më 24 mars 1975 (49 vjeç) në Prishtinë, përcjell portali rtv21.tv
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK-ja , u lind me 8 Nëntor 1963 (61 vjeç) në Klinë të Epërme.
Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për kryeministër, u lind më 22 prill 1983 (41 vjeç) në Prishtinë.
Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit për AAK-NISMA, lindi më 3 korrik 1968 (56 vjeç) në Gllogjan, afër Deçanit. /21Media