Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhjen në argjendari në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.H., që dyshohet për vjedhjen në një argjendari në Prizren më 12 janar të këtij viti.

Sh.H. nga fshati Greme i Ferizajt dyshohet se së bashku me një person tjetër, ende i paidentifikuar, kanë hyrë në një argjendari në Prizren dhe kanë vjedhur 3 kilogramë ari dhe 1 kilogramë argjend, në vlerë totale afro 168 mijë euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur prova të shumta materiale dhe janë sekuestruar. Po ashtu është gjetur automjeti me të cilin dyshohet se u krye krimi.,

Prokuroria ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj SH. H. që u arrestua më 24 janar.

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button