Shkeljet në fushatë zgjedhore, 300 mijë euro gjoba për partitë politike

Deri më 27 janar, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  ka marrë dhjetëra vendime për gjobitjen e partive politike për shkeljet e ndryshme gjatë fushatës  zgjedhore, e cila ka hyrë në javën e tretë të saj. Kush më pakë e kush më shumë, nga gjobat e PZAP-së nuk ka shpëtuar pothuajse asnjë parti politike që garon për zgjedhjet e 9 shkurtit. Por Subjekti që e pësoj më së shumti, është LDK-ja.

“PAZP-i ka nxjerrë 63 vendime me të cilat janë gjobitur subjektet politike të ndryshme. Totali i gjobave të shqiptuara është 304,400.00 euro. Subjekti politik i cili është gjobitur me më së shumti vendime është LDK-ja me 15 vendime të cilat kanë rezultuar me totalin e gjobave të shqiptuara në shumën prej 93,000,00euro.”

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, thotë se gjuha denigruese dhe e nxitjes së urrejtjes është ajo që po i penalizon me së shumti partitë politike në këtë fushatë.

“Më së shumti janë dënuar LVV-ja me 20 mijë euro për nxitje dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes. Dhe LDK-ja për keqpërdorim të resurseve publike.”. tha Bugaqku për rtv21

Ndërsa deri në mesditën e së martës në PZAP-ja janë deponuar 38 ankesa. 16 ankesa janë të LVV-së kundrejt subjekteve të tjera politike,  4 ankesa nga shoqëria civile dhe 4 të tjera nga partitë e minoriteteve./RTV21/21Media

Back to top button