Kaloni te përmbajtja kryesore

Mustafa: Më 9 shkurt duhet të siguroheni se gjithësecili të dalim e të votojmë për LDK-në

Besjan Mustafa, kandidati i LDK-së për deputet, ka kërkuar nga qytetarët e vendit që të votojnë për subjektin që ai bënë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se kjo është në mirë të tyre, për ndryshimin e vendit.

“Më 9 shkurt duhet të siguroheni se gjithësecili të dalim e të votojmë për LDK-në. Nëse secili prej jush ju mbështetësit tanë, e sillni ndonjë shok apo familjar për të votuar LDK-në, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”.

“Rritja jonë është e madhe dhe ky është momenti i jonë, tani kemi përkrahjen e secilit të jush, votoni LDK-në dhe Abdixhikun”, ka thënë Mustafa.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button