Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë

Tre fëmijë kanë vdekur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç – kanë qenë brenda kur janë zënë nga pllaka.
Lidhur me këtë Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e këtij rasti.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, prokurori kujdestar, të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor që ka konfirmuar vdekjen e fëmijëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe është inicuar rast “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media
“I kemi gjetur nën rrënoja në bazë të telefonave”, flet familjari i tre viktimave në Gjakovë
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Gjithçka që dihet deri më tani nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës