Policia nis hetimet për dëmtimin e posterit të Kurtit në Skenderaj

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet rreth pretendimit për dëmtimin e posterit të kryeministrit Albin Kurti, në Skenderaj.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiti.
Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj. /21Media