26 raste të dhunës në familje gjatë janarit në Ferizaj

26 raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Ferizajt gjatë muajit janar. Kjo u bë e ditur nga Policia Rajonale e Ferizajt.
“18 raste në Ferizaj, 4 raste në Shtërpcë, 3 raste në Shtime, 1 rast në Kaçanik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
“Çdo rast mund të raportohet në këto mënyra: Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thanë nga Policia./21media