KQZ publikon rezultatet për deputetë – Këto janë votat që morën kandidatët e LDK-së

Doarsa Kica-Xhelili dhe Hykmete Bajrami kanë marrë mbi 40 mijë vota si kandidate për deputete të Lidhjes Demokratike dhe janë renditur vetëm pas numrit një të listës, Lumir Abdixhiku.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 90.41 për qind të vendvotimeve, Abdixhiku ka marrë 109.202 vota, Kica-Xhelili 44.738 dhe Bajrami 41.796.
Rezultat pozitiv ka shënuar edhe Kujtim Shala me 37.886 vota, ndërsa edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka marrë 30.932 vota.
Në vendin e gjashtë është Anton Quni me 27.292 vota, ndjekur nga Lutfi Haziri me 27.260 vota, Jehona Lushaku me 22.122, Armend Zemaj me 19.341 dhe dhjetëshja përmbyllet me Besian Mustafën që ka marrë 15.905 vota.
Sipas rezultateve preliminare, LDK-ja pritet t’i ketë 20 deputetë.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Votat për deputetë mund t’i gjeni: KËTU