Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia mbyll tri qendra ilegale për punë sociale në veri

(Lajm i përditësuar)


Policia e Kosovës, ka zhvilluar aksion në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani tha se policia më 8 shkurt ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “cenim i përcaktuesve të votuesve”.

“Më 8 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok) në lidhje me veprën “cenim i përcaktuesve të votuesve””, tha ai.

Tutje, ai shtoi se këta zyrtarë të qendrës për punë sociale e cila ishte strukturë paralele, dyshohet se kanë kushtëzuar qytetarët të votojnë parti të caktuara që po garonin në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në fakt këta zyrtarë të qendrës për punë sociale e cila ishte strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirr qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Lidhur me punën tonë hetimore ne e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kemi kërkuar që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve”, u shpreh Elshani.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tonë dhe e ka dërguar mandej kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi në kontroll të këtyre qendrave me urdhër të Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do të njoftojmë prokurorinë me të gjeturat e cila mandej do të vendosë për hapat e mëtejmë”.

Elshani bëri të ditur se deri më sot janë mbyllur tri struktura të tilla paralele.


​Aksion i policisë në veri, bastisen Qendrat për Punë Sociale

Policia e Kosovës është duke bastisur Qendrat për Punë Sociale që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore të Kosovës.

Raportohet se aksioni ndërlidhet me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave që kishte ndodhur një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar lajmin duke thënë se aksioni i policisë është duke vazhduar nëpër këto qendra ilegale në katër komunat veriore.

“Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorin me te gjeturat, i cili pastaj do të vendosë për hapat e mëtejmë”, ka thënë Elshani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button