Canaj: VV nuk do të ‘peshkojë’ asnjë nga PDK dhe LDK

(Lajm i përditësuar)

Canaj: VV nuk do të ‘peshkojë’ asnjë nga PDK dhe LDK

Ish- diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 tha se nuk beson që ndonjë individë i caktuar nga PDK, LDK nuk do të ”peshkohet”nga LVV-ja.

”Nuk e besojë që dikush prej PDK-së apo LDK-së mund të peshkohet, as prej AAK-së. Edhe kur flasim për para koalicionet veç nëse shkon Nisma si e tillë ose AAK si parti në vete por nuk është se ka me u peshku diçka. Janë përmendur individë të caktuar prej PDK-së e LDK-së, por nuk besoj që asnjëri nuk do të peshkohet, çfarë do të fitionin ata nëse shkojnë në LVV”, tha Canaj.

Ai tutje ka shtuar se nga LDK-ja është përmenduar Doarsa-Kica Xhelili për çka tha se ”nuk e besojë që Doarsa Kica e len pozicionin e saj në LDK”, teksa shtoi se e gjithë kjo është ”luftë hibrdie që po e përdor VV”.


Canaj: LDK mund të ndryshojë qëndrim për Qeverinë pas vizitës së Grenell

Ish- diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 tha se me numërimin e votave të diasporës nuk do të ketë shumë ndryshim në rezultatin aktual të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

”Nuk besoj që nga ato vota Kurti do të arrijë që nga ato vota t’i marrë deputetë për ta formuar vetë Qeverinë”, tha Canaj.

Ai gjithashtu tha se Qeveria foromohet në bazë të numrave.

”Eende nuk janë numëruar votat, por edhe kur të formohen votat mund të krijohet një ngërq politik sepse deri tani e kemi parë që Hamza, Haradinaj janë deklaraur strikt që nuk do të hyjnë në një koalcion me VV”, tha Canaj.

Ai gjithashtu tha se qëndrimi i LDK-së është ende i paqartë sa i përket koalicioneve.

”Për mua më e paqarta është qëndrimi i LDK-së, nuk ka ndonjë qëndrim ntë qart nga Abdixhiku. Me gjasë në Kosovë do të vijë Grenell dhe në momentin që vijë Grenell jam shumë i sigurt që LDK-së do t’i rritet dëshira të futet në Qeveri madje në një Qeveri të opozitës”, tha Canaj.

Back to top button