Peci: Kosova e ka humbur shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

(Lajm i përditësuar)


Ish diplomati, Lulzim Peci në emisionin Click në RTV21 në lidhje me asociacionin ka thënë se këtë qështje nuk kemi mundur ta eliminojmë nga dera.

Sipas Kosova ka humbur shancën historike për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Asociacionin skena me mujtë me hjekë prej deres vetëm nëse kalojmë në opsionin e ndarjes, se budallakun më të madh e kemi bërë që kemi humbë shancën historike për me u bo anëtarë të Këshillit të Evropës”, tha Peci. /21Media


Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botëror

Ish diplomati, Lulzim Peci në emisionin Click në RTV21 deklaron se mund të ketë qeveri të re Kurti 3.

Sipas tij kjo qeveri e re mund të vijë deri tek përplasja e Kosovës me një super fuqi të botës.

“Mundemi me pasë qeveri të re Kurti 3, mandej mundemi me ardhë tek përplasja në mes Kosovës dhë një super fuqie botërore edhe me qitë gjoksin përpara me thënë se a pe shihni qfarë trimash jemi”, deklaron Peci. /21Media


Peci: Nuk mund të bëhet më hajgare me SHBA-të

Ish diplomati, Lulzim Peci në emisionin Click në RTV21 në lidhje me marrëdhënet e Kosovës me SHBA-të ka thënë se është bërë shaka në këtë aspekt.

Sipas tij kjo shaka ja ‘ka plotësuar dëshirën Serbisë’.

“Një gjë e kam të qartë që ma me SHBA-të nuk mund të bëhet, është bë hajgare. Po me pasë qenë të menqur e kishim kry këtë punë gjatë mandatit të Bidenit, ja kemi plotësuar dëshirën më të madhe Serbisë, na mujna me thanë qka të dojna”, thekson Peci. /21Media


Peci: Kur të publikohen rezultatet, Kurti mund të ketë bisedë serioze me opozitën

Ish diplomati, Lulzim Peci në emisionin Click në RTV21 në lidhje me deklaratën e Albin Kurtit në mbledhjen e qeverisë ka thënë se në momentin kur do të publikohen rezultatet Kurti do të mund të ketë bisedë serioze me opozitën.

Peci parashikon se nëse Kurti tenton ti marrë rreth 60 deputetë, ajo qeveri mund të jetë deri më prill të vitit 2026.

“Në bazë të asaj se qka tha Kurti në mbledhjen e qeverisë, nëse me të vërtetë e ka serioz themelimin sa më të shpejtë të institucioneve ky seriozitet do të vrehet me konstituimin e kuvendit dhe me zgjedhjen e organeve të kuvendit. Ky do të jetë teksti i parë i seriozitetit të krijimit të institucioneve. Në momentin kur dalin rezultatet dhe qertifikohen ato, atëherë evetualisht mund të kemi ndonjë bisedë serioze edhe mes partive të opozitës por edhe në mes të ndonjë partie të opozitës me Kurtin. Nëse Kurti tenton që t’i merrë disa deputetë edhe ta krijojë qeverinë me një qeveri e cila i ka diku 61, 62, 63 deputetë, kjo qeveri do të jetë deri në prill të vitit të ardhshëm”, tha Peci. /21Media

Back to top button