Ambasada e Gjermanisë i bashkohet thirrjes së Sarrazin: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

“Ne duhet të presim, se si do të jenë zhvillimet e mëtejshme politike në Republikën e Kosovës. Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re dhe ajo të angazhohet në mënyrë aktive në dialog. Këtë e presim edhe nga Serbia”, ka thënë ai.
Në lidhje me këtë qëndrim ka reaguar ambasada e Gjermanisë në Kosovë, e cila i ka mbështetur plotësisht qëndrimin e Sarrazinit.
Nga ambasada është theksuar se që tanë është koha që partitë në Kosovë të vënë përpara interesin e vendit dhe që të punojnë së bashku.
‘‘Ne jemi plotësisht dakord me mendimet e Dërguarit të Posaçëm Sarrazin në intervistën e tij të fundit. Tani është koha që partitë kosovare të vënë përpara interesin e vendit dhe të punojnë së bashku’’, ka shkruar ambasada e Gjermanisë në Kosovë. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?