Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, Policia jep detaje

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

Rastin për mediat e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka thënë se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Sipas saj, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Krasniqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button