Kaloni te përmbajtja kryesore

Në një objekt të pabanuar, gjendet i vdekur një person

Të premten në mesditë, në Prishtinë u gjet një person i vdekur.

Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet në një objekt të pabanuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button