Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Biseduam për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar ish presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se për Thaçin dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo është një betejë e re, ku liria po mbrohet me qëndresë dhe dinjitet.

“Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se, pavarësisht padrejtësisë që po u bëhet të akuzuarve, ata mbeten të vendosur dhe besojnë se drejtësia do të triumfojë.

“Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet. Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm. Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë. Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar Krasniqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button