Arrestohen pesë persona në Prishtinë, vodhën para e parfume në një banesë

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, lidhur me një rast vjedhje që ka ndodhur të shtunën në rrugën “Vasil Andoni”.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se të njëjtit janë arrestuar pasi që nga një banesë kishin arritur të vjedhin para të gatshme, parfume të ndryshme si dhe gjëra tjera.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button