Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të narkotikëve
Një i dyshuar për kultivim të narkotikëve është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, pasi ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka të bëjë me plantacionin e drogës në Klinë, ndërsa i pandehuri dyshohet për “Klumtim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.
“Klinë / 27.09.2024 – 06:00. Më 12.03.2025 lidhur me rastin është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari shtetas i Shqipërisë i cili ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media